Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të tjera dhe mungon me fajin e qeverive.
Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë.
Duke u ndjerë krenare, që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pjesë e kësaj ngjarje të madhe e domethënëse të sindikatave të Evropës, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të rsimit të Evropës, Susan Flocken i ka pritur ata në selinë e sindikatave në Bruksel.
Drejtorja e ETUCE, Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBASHK-ut, jo vetëm më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë.
Ajo ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës janë të shqetësuar për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal.
Ajo ka përsëritur se SBASHK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.