Policia e Kosovë, gjegjësisht njësitet e Task Forcës -Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Njësitet e lartcekura, pas pranimit të informatës se janë duke u sjellë përmes rrugëve ilegale mallra të kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës, njësitet policore në fshatin Hodonoc-Kamenicë kanë arritur të identifikojnë e më pas të ndalojnë automjetin transportues (furgon) ngjyrë e bardhe me targa vendore, drejtuar nga dyshuari V.H., mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuara 40 pako me rreth 140000 copë vazo të plastikes për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument, sipas mbishkrimeve në paketime, malli vërehej se ishte me origjinë nga Serbia.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.