Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për përfituesit e bursave të nivelit master në top 150 universitetet më të mira në botë sipas listës Shanghai 2023.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se këtë vit janë 13 përfitues të cilët do të mbështeten me nga 7 mijë euro.
Ky është viti i tretë me radhë që po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në universitetet më prestigjioze në botë.
Presim që aftësitë dhe njohuritë e fituara, t’i kthejnë edhe në të mirë të arsimit e të Kosovës.
Për studentët tanë më shumë përkrahje e më shumë mundësi.