Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se e tërë trupa artistike e AKKV “Shota” janë angazhuar që të sjellin momente shumë të veçanta për publikun e Prishtinës në koncertin e fundvitit.
Këngët, vallet e muzika e bukur qytetare do ta karakterizojnë këtë koncert që poashtu rikthen
Vallen e “Peshkatarit” pas 20 vitesh, nga koreografi, Prof. Haki Mulliqi.
Koncerti do të mbahet më 18.dhejtor në Teatrin Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), në ora 19:00.
Mos e humbisni këtë mbrëmje festive, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.