Ministria e Arsimit, Shkencës, Tenologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ndërmarrjet si ofrues të mësimit dual dhe si punëdhënës potencial për nxënësit e shkollave profesionale, luajnë rol të rëndësishëm në zbatimin e mirëfilltë të këtij modaliteti të arsimit dhe aftësimit profesional, i cili mundëson përshtatjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke bashkëpunuar me ndërmarrje të ndryshme, në zbatimin e mësimit dual, në disa profile, në mënyrë që nxënësit përveç mundësisë për të zhvilluar shkathtësi për punë, të pajisen edhe me kontrata.
Bashkëpunimi i ndërmarrjeve me shkollat profesionale është rruga më e mirë që ato të përfitojnë staf të përgatitur dhe stabil, të aftësuar e të gatshëm për të zhvilluar ndërmarrjet e tyre, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.