Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se një nga trajnerët më të mirë në botë të shahut, Jesper Hall, po qëndron në Kosovë me qëllim të përgatitjes profesionale të 32 mësimdhënësve nga 16 shkolla për zbatim të suksesshëm të nënkomponentit “Shah në Shkolla”.
Paralelisht, Juame Comas, eksperti ndërkombëtar i baskeboll 3×3, ka trajnuar 30 mësimdhënës nga 15 shkolla të cilët do të zbatojnë nënkomponentin “Basketboll në Shkolla”.
Në trajnime kanë marrë pjesë edhe koordinatorët e programit që për vitin shkollor 2023/2024 planifikon të përfshijë 10.300 nxënës të 23 komunave, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.