Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Kujdesi ynë mbetet prioritet për cilësinë e ushqimit për fëmijët në Institucionet Parashkollore

Dhj 15, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Komisionin Komunal të Aksionarëve dhe me Bordin, kanë vizituar Ndërmarrjen Publike të Kryeqytetit Kuzhina Qendrore Sh.A për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet, kualitetin, sigurinë e ushqimit si dhe me investimet e bëra nga Kryeqyteti në këtë Ndërmarrje.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se nga Asdren Osaj, kryeshef ekzekutiv i Kuzhinës Qendrore, është informuar se këtë vit ndërmarrja ka shënuar rritje prej 23% të të hyravve, pas zgjerimit në veprimtari dhe punës cilësore që kanë bërë gjatë 2023-ës. Ndërmarrja aktualisht përgatitë rreth 2.800 shujta për fëmijët e Institucioneve Parashkollore, 300 shujta për raste sociale si dhe ka filluar të përgatitë ushqim edhe për sektorin privat, sipas kërkesave.

 

“Diskutuam për zgjerimin e kapaciteteve me qëllim që Ndërmarrje të jetë e gatshme për sigurimin e ushqimit edhe për nxënësit e shkollave fillore, në momentin e fillimit të mësimit tërë ditorë në shkollat e Kryeqytetit”, tha kryetari Rama.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM