Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut

Dhj 15, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në ndërtesën e Qeverisë, 33 gra nga grupe të margjinalizuara që kanë dhënë kontribut në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, të kryesuara nga ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kryeministri tha se ka nderin dhe kënaqësinë që ndodhet sot bashkë këtu dhe që ka mundësinë t’i mirëpres e t’i shpreh mirënjohjen e tij për rolin, angazhimin, punën, kontributin që e kanë dhënë për gratë, shoqërinë e shtetin e kombin tonë.

Duke i falënderuar përzemërsisht secilën nga 33 gratë e pranishme, kryeministri shtoi se do ta kenë mbështetjen e përkrahjen tonë në secilën fushëveprimtari të cilën e zhvillojnë, por edhe në përgjithësi, si gra të cilat i kanë dhënë dhe kanë çfarë t’i japin shoqërisë tonë me profesionalizmin e tyre dhe me zellin qytetar e njerëzor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM