Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kosova është shtet i xhudos

Dhj 17, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se mbi 40 xhudistë nga 26 shtete të Evropës morën pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos që për herë të parë u organizua në Kosovë.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte përplot me sportdashës që kishin ardhur të shohin xhudistët e tyre të preferuar të cilët kësaj radhe po garonin në shtëpinë e tyre.

Në këtë kampionat xhudistët tanë dhanë emocion e krenari për të gjithë të pranishmit.  Ata i sollën shtetit katër medalje, Akili medalje të artë dhe Distria, Nora e Dardani të bronztë.

Duke qenë ngjarja më e madhe e sportit të xhudos e organizuar ndonjëherë në Kosovë, u dëshmua edhe njëherë që vendi ynë ka aftësi në organizim të ngjarjeve të tilla sportive.

Ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos nisi me prezantimin e klipit “Kosova, shtet i xhudos” dhe me performancën e Ansamblit “Rugova”.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, përfaqësues të federatave sportive, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministra dhe deputetë.

Përgëzime për organizimin e mrekullueshëm Federatës së Xhudos së Kosovës, e cila u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM