Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka njoftuar se ka dorëzuar vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar, pasi më 1 janar qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në shtete evropiane që përbëjnë zonën Schengen.
Rohde në postimin e tij në Twitter ka thënë se duke festuar një moment historik, të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë dhe duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku.