Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Çeku dorëzon çmimet për fituesit e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Dhj 18, 2023

Në Ministrinë e Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” përmes të cilave vlerësohen artistët për krijimtarinë e tyre dramaturgjike të vitit 2023, kur edhe shënohet 100 vjetori i lindjes së aktores, Katarina Josipi.

Autori Astrit Kabashi u shpërblye me çmimin e parë për dramën e tij “Gërrdia”. Çmimin e dytë e pranoi Jeton Nerziraj për dramën “Uellsi ka një Mbret” teksa çmimi i tretë iu nda autorit Florent Kurtalani për dramën me titull “Marshi i hijeve të diellit”. Ministri Çeku përgëzoi fituesit për çmimet e fituara, të cilët përveç shpërblimit financiar, fitojnë të drejtën për lexime skenike në Teatrin Kombëtar të Kosovës si dhe dramat do të botohen në një edicion special në gjuhën shqipe.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe këshilltarja politike, Rozafa Imami, drejtoresha për kulturë në MKRS, Jehona Shyti, si dhe disa nga anëtarët e jurisë profesionale për vlerësimin e dramave, e cila ishte në përbërje të dramaturgut Agron Shala, regjisorit Florent Mehmeti, drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, dhe Naser Shatrollit, përfaqësues i MKRS-së si dhe aktorja Ilire Vinca e cila prezantoi procesin vlerësues të 18 dramave të pranuara, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM