Në kuadër të projektit “Dëgjo zërin tim” të Aksu Drvar, përfituese në Thirrjen e Rinisë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këshilltari politik i ministrit Hajrulla Çeku, Onur Canhas, takoi të rinj nga komuniteti turk dhe zhvilloi një bisedë të këndshme me pjesëmarrësit.
Ai gjithashtu prezantoi vizionin e Strategjisë Shtetërore për Rininë.
Përmes projektit është publikuar studimi hulumtues mbi problemet me të cilat të rinjtë turq ballafaqohen në jetën e përditshme, shkaqet dhe sugjerimet për tejkalim të sfidave, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.