Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se prapa shtëpisë së mallrave “Gërmia” në vend të parkingut tani është pastruar dhe kanë mbjellur pisha ku është krijuar një mjedis i bukur për qytetarët.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se veturat i hoqëm, tani në vend të parkingut kemi një hapësirë publike ku mund ta shfrytëzojmë për të ecur lirshëm dhe kënaqur sytë me gjelbërim pasi kemi mbjellur pisha dhe kemi krijuar një mjedis të bukur për të gjithë ne.