Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti viziton kompaninë ”Euro Fisi”, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Dhj 19, 2023

Në vazhdën e aktiviteteve të realizuara gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndalesën e radhës e pati në kompaninë “Euro Fisi” në qytetin e Vitisë, cila është edhe përfituese e masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Euro Fisi, e themeluar në vitin 1995, e që ndër vite është zgjeruar në hapësirë e treg, merret kryesisht me prodhimin e materialeve të ndryshme për ndërtimtari dhe termoizolime.

Aktualisht ka rreth 100 punëtorë.

Produktet e kompanisë Eurofisi eksportohen në shumë vende, duke filluar që nga shtetet përreth Kosovës si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia, për të vazhduar tutje edhe në vendet tjera të Evropës si në Bullgari, Greqi, Kroaci, Itali, Austri, Gjermani dhe Belgjikë.

Kryeministri Kurti i përgëzoi drejtuesit e kompanisë për numrin e lartë të punëtorëve, sukseset e vazhdueshme, makinerinë moderne prodhuese, dhe rezultatet në eksport.

Harta e eksporteve të Euro Fisi-it është me të vërtetë mbresëlënëse dhe është shembull se si një ndërmarrje rritet, zgjerohet edhe për nga prodhimtaria si vëllim, por edhe për nga produktiviteti i mallrave të cilat i shet qoftë këtu, por sidomos atyre që i eksporton, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari e falënderuan pronarin e kompanisë, Ismajl Shallti dhe të gjithë stafin për mikpritjen dhe i uruan atyre suksese të vazhdueshme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM