Build Skills with our trainings

Sign up now!

KDI: Deputetët e Kuvendit kërkojnë transparencë nga Qeveria lidhur me përmbushjen e obligimeve të procesit të Berlinit

Dhj 20, 2023

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit” me panelistë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë si dhe me pjesëmarrës nga institucionet, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën hyrëse Violeta Haxholli nga KDI tha se qëllimi i kësaj Tryeze është të sjellë pronësinë e Procesit të Berlinit më pranë Kuvendit të Kosovës, duke fuqizuar rolin e këtij institucioni në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve në kuadër të procesit të Berlinit të marra nga ana e Qeverisë.

Në vazhdim, Jeton Zulfaj Sherpa i procesit të Berlinit dhe këshilltarë i i Kryeministrit Albin Kurti theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit për Kosovën dhe elaboroi të gjitha hapat që ka ndërmarrë Kosova për të përmbushur zotimet. Tutje ai shtoi që është substanciale krijimi i strukturave në kuadër të institucioneve për të punuar bashkërisht në implementimin e këtyre agjendave. Njëherit ai potencoi se do të punohet për fuqizimin e institucioneve në krijimin e kushteve për përafrimin e Kosovës me BE-në.

Në anën tjetër, kryetarja e komisionit parlamentar për punë të jashtme Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, potencoi se Kosova ka dëshmuar përkushtim për të zbatuar zotimet që dalin nga procesi i Berlinit. Tutje ajo shtoi se nevojitet dialog dhe ndërveprim rajonal për të shtyrë përpara këtë proces. Ajo theksoi iniciativën e Parlamentit Gjerman për përfshirjen e Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të fuqizuar mbikëqyrës të Parlamenteve.

Kurse, kryetarja e komisionit për integrim evropian Rrezarta Krasniqi, u shpreh se procesi i Berlinit është një nga platformat më të prekshme për qytetarët e Kosovës. Ajo shtoi se Qeveria nuk ka ofruar transparencë dhe informacione rreth këtij procesi. Në këtë drejtim, ftesat për raportim që Komisioni u ka drejtuar ministrave shpesh herë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Në anën tjetër, kryetari i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, po ashtu kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj Kuvendit lidhur me procesin e Berlinit por edhe në përgjithësi. Ai theksoi se Qeveria nuk ka qenë e hapur për të pranuar rekomandime të opozitës gjatë shqyrtimit të legjislacionit në këtë Komision. Lidhur me procesin e Berlinit ai tha se Kosova nuk është e barabartë në këtë proces. Prandaj Qeveria duhet të krijoj ekipe uniteti për të fuqizuar integrimin evropian të Kosovës.

Në  fjalën e saj, kryetarja e komisionit për mjedis Fitore Pacolli-Dalipi, tha se ky komision ka marrë një rol më aktiv në realizmin e aktiviteteve që bien në kuadër të procesit të Berlinit duke përfshirë organizime të dëgjimeve publike me qytetarë. Lidhur me legjislacionin që bie në kuadër të këtij procesi ajo shtoi se janë miratuar një sërë ligjesh për të cilat komisioni ka konsultuar edhe ekspertizë të jashtme. Ndërsa tha se kanë mbikëqyrur edhe zbatimin e dy Ligjeve që lidhem me Agjendën e Gjelbër të procesit të Berlinit.

Pjesëmarrësit e tjerë në këtë tryezë ngritën çështje të ndryshme të ndërlidhura me miratimin e ligjeve të reja dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në përmbushjen e zotimeve të Qeverisë ndaj procesit të Berlinit, thuhet në komunikatën për media e KDI-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM