Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit”, me ç’rast janë realizuar 643 pika të kontrollit të mjeteve, 581 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 23 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.