Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, në dhjetë ditët e fundit, (11 deri 21 dhjetor 2023), në lokacione të ndryshme, e aksione të ndara, kanë realizuar 346 urdhëresa të gjykatave, prej tyre 110 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.