Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përurohet objekti i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti”

Dhj 21, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot qytetin e Prizrenit, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti”. 

Përkrah kryeministrit, në këtë ngjarje ishin Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi,  Ministrja  e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e zëvendësministri i saj Taulant Kelmendi,  deputetët Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, Rektori i Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani e pjesëmarrës të tjerë nga stafi akademik dhe administrativ. 

Investimi në këtë objekt, që dikur ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike, kap vlerën prej gjysmë milion euro. 

Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, kryeministri tha se pas këtyre investimeve, me infrastrukture të re, me rrjetin e ri elektrik, me rrjetin e ri të internetit me fije optike, me sallat e reja të mësimit dhe të profesorëve, uroj që ky fakultet të mbushet me energji të reja dhe me një atmosferë të re pune studimi dhe ligjërimi.   

Universitetit i Prizrenit e mban emrin e profesorit të filozofisë dhe të aktivistit të shquar me origjinë nga qyteti i Prizrenit, Ukshin Hoti, i cili u zhduk nga policia serbe nga Burgu i Dubravës, me 16 maj të vitit 1999, mirëpo fryma  e tij politike, e artikuluar edhe në tekst të shkruar edhe në punë e në të vepruar, është më së miri e  fiksuar në vetë emrin e Universitetit të Prizrenit.

Teksa falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, kryeministri Kurti në përfundim të fjalës së tij iu uroi shumë suksese të pranishmëve, dhe posaçërisht studentëve, të cilët siç potencoi ai, kanë vullnetin dhe energjinë e duhur për ta mbushur me jetë studentore ndërtesën e rinovuar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Çdo herë është kënaqësi ardhja në Prizren dhe kthimi e rikthimi në këtë qytet kulturor, historik  por edhe shkencë e qytetërimit herë pas here. Aq më tepër që kjo po ndodh në dhjetë ditë të fundit të këtij viti, kur të gjitha institucionet dhe secili prej nesh, bën bilancet e tij vjetore të punës dhe të të arriturave. Andaj me shumë dëshirë erdha sot këtu mes jush, bashkë edhe me Ministren e Arsimit, edhe me  Zëvendëskryeministren, Rexhepi, për të parë punën e mirë dhe të vyer që bëhet  këtu, me juve, për juve me rastin e veçantë të  renovimit të godinës së Fakultetit të Edukimit dhe  të Filologjisë.

 

I trashëguar nga dikur Shkolla e Lartë Pedagogjike (ShLP), mësova që në këtë ndërtesë nuk kishte pasur investime që nga vitet ’70 deri më sot, pra gjysmë shekulli mungesë e investimeve. Dhe tash po e inaugurojmë atë të rinovuar, pas një investimi që shkon rreth gjysmë milioni euro.  Pas këtyre investimeve, me këtë infrastrukture të re, me rrjetin e ri elektrik, me rrjetin e ri të internetit me fije optike, me sallat e reja të mësimit dhe të profesorëve, dhe  me energji të reja, të vazhdueshme në këtë universitet, unë uroj që ky fakultet të vazhdojë dhe ta ngrisë atmosferën të re të punës,  studimit e të  ligjërimit.   

 

Universiteti i Prizrenit, pra universiteti juaj dhe ky i yni që na ka bërë bashkë sot këtu, e mbanë emrin: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”. Emrin e profesorit të filozofisë dhe të aktivistit të shquar me origjinë prej këtyre anëve, Ukshin Hotit, të cilin ne vërtetë nuk e kemi mes nesh më fizikisht që nga 16 maji i vitit 1999, kur policia serbe e zhduku nga Burgu i Dubravës, por frymën e tij politike, patriotike,  të artikuluar edhe në tekst të shkruar edhe në punë  e në të vepruar, e kemi më së miri të fiksuar në vetë emrin e Universitetit të Prizrenit. Sepse universiteti është hapësira ku përbashkohen edhe partikularja edhe universalja dhe ku secili mund të përfshihet te tërësia, duke kërkuar rolin e tij në shoqëri dhe duke i kontribuar sferës publike e ngritjes profesionale. Në rrallësinë e prodhimit të mendimit të kulluar politik teorik, të ndjekur nga praktika të aktivizmit dhe angazhimit, raste dhe figura sikur ajo e Ukshin Hotit janë vërtet të duhurit për t’u ndjekur. E për të studiuar dhe ligjëruar, për të kërkuar dhe shkruar, për të debatuar, për t’u informuar, e  për t’u formësuar, përveç kushteve epistemologjike, janë të nevojshme edhe disa kushte fizike, sikur këto që i përuruam sot këtu, sikur kjo ndërtesë me gjithë juve e neve, me gjithë çfarë ajo ka brenda.

 

Unë me këtë rast falënderoj në veçanti  rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishanin dhe të gjithë juve studentëve ju inkurajoj mësoni e studioni sa më shumë sepse zhvillimi socio-ekonomik e progresi shtetëror e kombëtar varet aq shumë prej këtyre ditëve kur ju studioni, ju bëni kërkime shkencore dhe në këtë mënyrë e trasoni të ardhmen e ndritshme dhe të qëndrueshme në vendin tonë.

 

Urime ndërtesa e rinovuar dhe paçi vullnetin e energjinë e duhur për ta mbushur me jetë studentore atë. Me të mbara!

 

Ju falemnderit dhe gëzuar njëherazi edhe festat e fundvitit!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM