Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shtëpitë që bëhen strehë për përballimin e vetmisë së pleqnisë

Jan 13, 2017

Jakute Turjaka 80 vjeçare pas luftës mbeti e vetmuar. Burri i saj kishte vdekur. Nuk kishte pasur fëmijë. Pas një kohe ajo vendosi të largohej nga shtëpia ku jetonte dhe jetën ta vazhdonte në Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF) në Prishtinë. Tash ajo nuk ndihet e vetmuar. Me kalimin e kohës u miqësua me personelin dhe banorët e shtëpisë. Ku thotë se trajtohet mirë dhe kontrollohet rregullisht nga mjekët.

“Unë po ndihem mirë, kur herë pas here më vizitojnë anëtarët e farefisit. Në këtë shtëpi, kujdesen shumë mirë për ne,” thotë Jakutja.

Pjesën më të madhe të ditës Jakutja e kalon duke u shoqëruar me banorët e tjerë të kësaj shtëpie dhe duke punuar me kërrabza. Për të zgjedhja e Shtëpisë së Pleqve për një jetë të re ishte veprimi më i mirë që kishte ndërmarrë.

Qazim Gashi, udhëheqës i Divizionit për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar, pranë Ministrisë së Punës dhe  të Mirëqenies Sociale (MPMS), thekson se në mbarë Kosovën gjenden katër shtëpi për të moshuarit: në Prishtinë, në Skënderaj, Istog (Gurrakoc) dhe Graçanicë.

“Një shtëpi pleqësh është ndërtuar në Mitrovicë, qysh në vitin 2008, por ende nuk është futur në funksion, në mungesë të buxhetit për punësim të stafit, “ thotë Gashi.

Ai shtoi se nga janari i vitit 2016, shtëpitë në Skënderaj, Istog dhe Graçanicë udhëhiqen nga komunat të cilat përkujdesen për ndërtesat, stafin, klientët, buxhetin, kurse niveli qëndror bën vetëm monitorimin dhe inspektimin e shërbimeve.

“I nivelit nacional është vetëm institucioni për persona të moshuar në Prishtinë me kapacitet prej 130 shtretërish, ku janë të strehuar 66 persona të moshuar”, shpjegon Gashi.

Ai shtoi se edhe në Skenderaj, në Gurrakoc (Istog) dhe në Graçanicë kapacitetet nuk janë plotësuar.

“Në Skënderaj, prej 29 shtretërish sa është kapaciteti i kësaj shtëpie, janë të vendosur 19 të moshuar,  në Gurrakoc (Istog) janë vendosur 17 persona edhe pse kapaciteti është për 20. Kurse në Graçanicë ku kapaciteti është për 10 shtretër jane vendosur 9 të moshuar,” thotë Gashi.

Duke folur per kriteret e vendosjes së të moshuarve në këto shtëpi Gashi shpjegon se i moshuari duhet të jetë 65 vjet, të jetë banor i Kosovës, të mos ketë fëmijë biologjikë, e as të birësuar dhe të mos ketë sëmundje psikike.

Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, pos shërbimeve tjera është edhe shërbimi social. Rregullisht, banorëve të kësaj shtëpie u bëhet kontroll nga mjeku i praktikës së përgjithshme, stomatologu, tekniku i dhëmbëve, psikologu dhe  infermieret.

Behxhet Shala, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), tha se i vizitojnë këto shtëpi, që nuk janë të shumta në numër. Ai mendon se Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë duhet t’i ndërrohet lokacioni.

 “Shtëpia ndodhet në një vend të papërshtatshëm dhe nuk ka vend të mjaftueshëm për shëtitje dhe nuk e siguron privatësinë e të moshuarve” thotë Shala.

Ai shtoi se shoqëria duhet t’i trajtojë në mënyrë të dinjitetshme këtë shtresë dhe të mos i konsiderojë si kategori sociale, sepse “ata janë pjesë e kësaj shoqërie dhe kanë kontribuar për këtë shtet”.

Banorët e këtyre shtëpive plotësojne ditën e tyre duke biseduar për kohërat e kaluara ose me thurje, qëndisje, qepje, pikturim, lojëra dhe aktivitete tjera.

Në secilin kat të objektit janë hapësirat ditore, të përbashkëta, ku secila hapësirë e ka televizorin e vet.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM