Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në Pragë duke thënë se Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira dhe se mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Twitter ka thënë se Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira pas të shtënave tragjike në Pragë. Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës.