Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, vazhdon operacioni i kërkimit për trupin e shtetasit të Kosovës të rënë në lumin Buna.
FSK dhe FASH po vazhdon operacionin në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.