Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Krushtlindjet, urim të veçantë për gjithë ushtarakët, zyrtarët e ministrisë dhe ushtarakët e forcave të vendeve partnere të besimit të krishterë, bekime të Zotit e mbarësi paqi gjithmonë në familje dhe në misionin tuaj fisnik.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për të gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin.
Krishtlindjet janë mishërimi i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për të nesërme më të mirë, të udhëhequr nga vlerat njerëzore.
Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja!