Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se kremten e Krishtlindjes e ka kaluar në mesin e familjeve të Kosovës, për të ndarë gëzimin e festave.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se kësaj radhe, bashkë me Prindonin, kanë qëndruar në familjen Laçi në Prizren, aty ku mikëpritja, tradita e filigranit dhe bashkimi i familjes me pjesën nga mërgata i japin sharm atmosferës festive.