Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, realizuan 234 urdhëresa të gjykatës.
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 234 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 91 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.