Nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë në sheshin Xhorxh Bush në Prishtinë.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar (njëri nga ta i mitur) me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.