Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si çdo fundvit, edhe sivjet ka vizituar më të vegjlit në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.
Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!