Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci prezanton punën njëvjeçare të Ministrisë në realizimin e politikave arsimore

Dhj 28, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në konferencën për media, ka prezantuar punën njëvjeçare të Ministrisë në realizimin e politikave arsimore përmes të cilave synohet kompletimi i bazës ligjore, zgjerimi infrastrukturës fizike, rishikimi i teksteve, përmirësimi i cilësisë në të gjitha nivelet, zbatimi i arsimit dual dhe zhvillimi i shkencës.

Ministrja Nagavci fillimisht ka falënderuar mediat të cilat kanë përcjellë aktivitetet e Ministrisë, duke u bërë kështu partner shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset e zhvilluara në arsim.

Duke folur për rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, ministrja Nagavci ka thënë se, këtë vit shkollor është zgjeruar zbatimi i mësimit dual në 12 profile, në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna të ndryshme të Kosovës, me qëllim të përgatitjes së rinisë tonë për tregun e punës.

Procesi i rishikimit të teksteve shkollore i cili ka filluar në prill të këtij viti, ka qenë një tjetër temë me rëndësi për të cilën ministrja Nagavci ka bërë të ditur se, është duke u realizuar me përkrahje të projektit të BE-së, KosEd, ku në fazën e parë janë analizuar 38 tekste, prej tyre 21 të gjuhës shqipe dhe 17 të matematikës.

Nagavci ka përmendur edhe disa veprime të cilat janë ndërmarrë siç janë: miratimi i ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, hartimi i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, hartimi i udhëzimeve administrative që kanë të bëjnë me licencimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve, themelimi i Kolegjiumit të institucioneve parashkollore në Kosovë, miratimi i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 etj.

Ndër të tjera, Nagavci ka folur edhe për rritjen e buxhetit në arsim, ku për vitin 2024 janë planifikuar 408,988,408 euro, duke thënë se kjo rritje tregon përkushtimin e Qeverisë për prioritizim të arsimit, rritje të cilësisë në arsimin universitar dhe parauniversitar si dhe përmirësim të infrastrukturës në arsim.

Ministrja Nagavci ka vënë theksin edhe te përkushtimi i Qeverisë në përkrahjen e studentëve dhe nxënësve përmes mbështetjes financiare për skema të ndryshme të bursave.

Sa i përket ndërtimit të çerdheve të reja, Nagavci ka bërë të ditur se, gjatë vitit 2023 ka përfunduar ndërtimi i çerdhes në Suharekë dhe në Prizren, po vazhdon ndërtimi i dymbëdhjetë çerdheve të reja të kontraktuara me investime nga MAShTI dhe gjashtë tjera me investime nga BE me projektin IPA 2016, ndërsa janë kontraktuar për ndërtim edhe gjashtë çerdheve të reja.

Po ashtu, ka thënë se gjatë këtij viti ka vazhduar ndërtimi i 15 shkollave tjera të reja me investime nga MASHTI dhe 2 shkollave me investime nga BE me projektin IPA 2017.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka sqaruar se në tre muajt e ardhshëm do ta kenë një plan të detajuar për punën dhe veprimet për përmirësimin e rezultateve në testin PISA, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM