Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci ndan certifikata për fituesit e Sfidës Bebras Computing

Dhj 29, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë certifikata për fituesit e Sfidës Bebras Computing (Bebras Computing Challenge) apo Kastori i Informatikës.
Nga gjithsej 2174 nxënës që morën pjesë në garat komunale, 32 nxënës të dalluar u kualifikuan në garën finale, në nivel qendror. Gjatë finales, këta nxënës demonstruan një angazhim të jashtëzakonshëm, ku 1 nxënës nga SHML”Gjin Gazulli” në Prishtinë ka arritur rezultatin maksimal prej 100%, ndërsa 7 nxënës të tjerë kanë arritur rezultate që tejkalojnë 75%.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është kënaqësi me i përmbyllë aktivitetet e fundvitit me fituesit e kësaj gare. Ajo vlerësoi shumë kontributin e fituesve, pasi i cilësoi si ambasadorët më të mirë të së ardhmes.

Nagavci i ftoi fituesit që të jenë bashkëpunues të Ministrisë, pasi vendi ka nevojë për kontributin e tyre.
Sfida e Bebras Computing, është organizuar nga organizata SHPIK. Kjo ngjarje ka shfaqur talentin dhe shkathtësitë e jashtëzakonshme të nxënësve nga e gjithë Kosova. Bebras Computing Challenge (apo Kastori i Informatikës) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik tek nxënësit.

Në ceremoni të certifikimit morën pjesë 8 nxënësit fitues të garës, 3 drejtorë të shkollave, 3 koordinatorët e shkollave dhe 4 pjesëtarë nga stafi i SHPIK-ut, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-it.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM