Build Skills with our trainings

Sign up now!

Selimi: Është shënuar progres në fushën e drejtësisë

Dhj 29, 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur konferencën vjetore për media, ku ka paraqitur Raportin e Punës për periudhën qershor- dhjetor 2020, me ç ‘rast u vlerësua se pavarësisht rrethanave të vështira të krijuara si pasojë e pandemisë, Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj periudhës ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj.

Në shpalosjen e Raportit të Punës, ministri Selimi tha se Ministra e Drejtësisë është angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj.

“ Duke qenë njëri  nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisëadresimi i llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, është dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, propozim/vendimi për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë, me qëllim të adresimit të Llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, i cili është aprovuar nga Qeveria me datë 15.07.2020. Po ashtu gjatë kësaj periudhe është shënuar nisja e fazës së tretë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, gjegjësisht fazës së hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit. Tanimë e kemi draftin e Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit, ky draft pritet të vihet në konsultime publike”, theksoi ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë ka filluar punën për ri-themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ndërsa një vëmendje të veçantë i është kushtuar kompensimit të  viktimave të krimit.

“Janë shqyrtuar gjithsej 55 raste të paraqitura, nga të cilat 22 janë aprovuar, dhe shuma e kompensuar është mbi 91 mijë euro”, tha ministri Selimi.

Në gjashtë mujorin e punës, ministri Selimi tha se është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar Projekt-Kode, Projektligje, Koncept-Dokumente dhe akte tjera nënligjore si dhe angazhimi në përmbushjen e kërkesave që dalin nga Agjenda Evropiane.

Ministria e Drejtësisë sipas ministrit Selimi ka punuar edhe në hartimin e disa koncept dokumenteve, si: Koncept Dokumentin për Sanksionet e Shёnjestruara për Shkelësit e te Drejtave tё Njeriut; Koncept Dokumentin për Fondin e Konfiskimit; Koncept Dokumentin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe Koncept Dokumentin për Ekspertizat Gjyqësore si dhe ka finalizuar 10 akte nënligjore

Gjatë konferencës, ministri Selimi ka përmendur edhe të arriturat e Agjencive të Pavarura në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Avokatura Shtetërore, ka përfaqësuar institucionet shtetërore në procedura gjyqësore në rreth 950 raste, ndërsa Shërbimi Korrektues ka dalë të jetë njëri nga institucionet me të besueshëm në nivel vendi, e ranguar si e dyta, pas FSK-së. Shërbimi Sprovues ka kryer detyrat në drejtim të mbikëqyrja e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative, mbikëqyrja e të liruarve me kusht nga burgu; Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar,  ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar”, tha ministri Selimi.

Sipas tij, gjatë këtij viti Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zbatuar urdhëresat për zhvarrime, duke marrë pjesë në 15 lokacione në Kosovë dhe Serbi, ku si rezultat i këtyre zhvarrimeve janë gjetur gjithsej 11 trupa- mbetje mortore.

Ndër tjerash, ministri Selimi foli edhe për fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ku theksoi se tanimë janë proceduar 2254 kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike ndërsa janë realizuar gjithsej 28 ekstradime.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM