Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së, dr. Shkëlzen Syla, ndanë mirënjohje për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me motivacion për bashkëpunimin e ngushtë me Qendrën Mjekësore të FSK-së, përkrahjen dhe mbështetjen e ofruar për FSK-në si dhe shërbimet dhe kujdesin permanent të ofruar për personelin e FSK-së gjatë këtij viti në krizën e pandemisë COVID-19.
Në pritjen e veçantë për drejtuesit e SHSKUK-së, kryesuar nga ana e u.d. drejtorit të saj, Dr. Valbon Krasniqi, të bërë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, përveç gjeneral Ramës dhe dr. Sylës e pranishme ishte edhe këshilltarja e NALT-it për shëndetësi, nënkolonel, Anika Benesch.
Me këtë rast, gjeneral Rama falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për personelin mjekësor të SHSKUK-së dhe IKSHPK-së, të cilët edhe pse gjatë tërë kohës ishin “në vijën e parë të frontit”, ofruan kujdesin e veçantë për personelin e FSK-së. Gjeneral Rama vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërinstitucional në përgjithësi dhe atë me SHSKUK-në dhe IKSHPK-në , në periudhën e krizës së pandemisë COVID-19 në veçanti.
Nga ana e tij, dr. Valbon Krasniqi nga SHSKUK dhe dr. Xhevat Jakupi nga IKSHPK, shprehën vlerësimin e lartë të bashkëpunimin me Qendrën Mjekësore të FSK-së, respektivisht, drejtorin e saj, dr. Shkëlzen Sylën si dhe mirënjohjen për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen me materiale, pajisje mjekësore dhe personel profesional gjatë gjithë periudhës së menaxhimit të krizës së pandemisë për nevojat e tyre.
Në fund, gjeneral Rama, dr. Krasniqi, dr. Syla dhe dr. Jakupi , u pajtuan që bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve respektive, të intensifikohet edhe më shumë në funksion të interesit të ndërsjellë për përmbushjen sa më të suksesshme të detyrave dhe përgjegjësive institucionale dhe profesionale.
Vizita u përmbyllë me urimet e ndërsjella për vitin e ri si dhe me vizitën në ambientet e Qendrës Mjekësore të FSK-së.
Me motivacionin e njëjtë, gjeneral Rama, mirënjohje u ka ndarë edhe klinikave të SHSKUK-së dhe spitaleve rajonale të vendit.