Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

Dhj 30, 2020

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit.

Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve.

Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi 26 dhjetor deri me 2 janar.

Shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj.

Pas blerjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, konsumatorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që këta artikuj të mos dëmtohen gjatë transportit dhe në shtëpi t’i vendosin në vend të sigurt ku fëmijët të mos kenë qasje.

Luten qytetarët që para përdorimit të fishekzjarrëve të lexohen udhëzimet e përdorimit të vendosura në produkt.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme i uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM