Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për mekanizmin sanksionues për mungesën e kuorumit në parlament

Jan 18, 2021

Mungesa e kuorumit në votim vazhdon të mbetet një prej sfidave kryesore të Kuvendit edhe gjatë kësaj legjislature, e këto javët e fundit ka qenë shumë e theksuar. 

Kuvendi i Kosovës këtë vit ka mbajtur disa seanca plenare, e njëra prej arsyeve që ka ndikuar në mbajtjen e shumtë të këtyre seancave ka qenë pikërisht për faktin se ka pasur mungesë të kuorumit.

Një praktikë e mungesës së deputetevë nëpër votime të ligjeve nuk po pëlqehet nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. 

Kuvendi ka të papërfunduar më shumë se 40 pika nga të gjitha seancat që nuk kanë arritur të përmbyllen që nga muaji gusht për shkak të mungesës së kuorumit për vendimmarrje. 

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se kjo po ndodh kryesisht për shkak se deputetët pavarësisht prezencës fizike në sallë nuk marrin pjesë në votim dhe është duke u përdorë si mjet nga të gjitha grupet parlamentare për të bllokuar nismat ose çështjet që iniciohen nga të tjerët. E në këtë formë Kuvendi po bëhet tërësisht jofunksional.

“Në anën tjetër edhe mosprezenca fizike e deputetëve në seanca muajt e fundit ka qenë shumë e shprehur, mandje një pjesë e deputetëve ndonëse marrin pjesë në fillim të seancës nuk qëndrojnë në seancë gjatë gjithë kohës sa zgjatin punimet”, thotë Haxhiu.

Për shkak se është duke u punuar në rregulloren e re të punës nga grupi punues, Haxhiu mendon se është shumë e rëndësishme që në kuadër të kësaj rregullore të parashihen sanksione financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në votim ndonëse janë në sallë si një prej formave që do të mund të pengonte bllokimin e punës në Kuvend ashtu siç po ndodhë aktualisht. 

“Gjithashtu edhe të atyre që mungojnë në punime pa arsye objektive dhe atyre që përfitojnë mëditjet pa qëndruar prezent gjatë gjithë kohës sa zgjatin punimet“, tha Haxhiu.

Sanksionimi financiar nënkupton që t’iu ndalohet marrja e mëditjes për një seancë të caktuar ose të një përqindje të pagës bazë, domethënë në rastet që nuk marrin pjesë në votim kur janë në sallë ose kur vetëm nënshkruhen edhe nuk qëndrojnë në sallë deri në fund të punimeve plenare. 

Haxhiu madje thotë se pothuajse të gjitha parlamentet e vendeve të rajonit, si Kuvendi i Shqipërisë, i Maqedonisë së Veriut, ai i Malit të Zi e kanë një mekanizëm të tillë.  

Edhe raporti i Demokracisë për Zhvillim tregon se njëra nga vështëristë kryesore të legjislaturës së shtatë është mospjesëmarrja e deputetëve në votim dhe gjithashtu edhe problemet brenda koalicionit qeveritar e moskoodrinimi i opozitës etj.

Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim pajtohet se ka mungesa të shumta të deputetëve gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës, sidomos në kohët e fundit. Kjo praktikë nuk është e re duke pasur parasysh mungesat e deputetëve edhe në legjislaturat e kaluara thotë ai. 

“Një praktikë e tillë është papërgjegjësi e plotë nga deputetët, të cilët në masë të madhe po mungojnë në seanca. Kjo praktikë përpos që duhet të sanksionohet e ndëshkohet nga qytetarët gjatë zgjedhjeve, por edhe nga Kuvendi i Kosovës i cili duhet  të ketë një mekanizëm i cili do të mund të ishte edhe financiar. Mirëpo, mos përgjegjësia e tyre kryesisht lidhet me qytetarët e para të cilëve këta deputetë nuk janë të përgjegjshëm, e në bazë të së cilës duhet të ndëshkohet me votë.”

Rregullorja e tanishme e Kuvendit të Kosovës nuk parasheh ndonjë mekanizëm i cili mund të dënonte me meditje deputetët të cilët nuk votojnë, por shoqëria civile mendon se duhet bërë një ndryshim në këtë aspekt.

Meta shpjegon procedurën se si bëhet ndryshimi i rregullorës së Kuvendit. 

“Realisht ndryshimi i rregullorës së Kuvendit bëhet me propozimin e Komisionit për Mandat, Imunitete dhe Rregullore, i cili shqyrton vazhdimisht rregulloren e Kuvendit të Kosovës, e që kohë pas kohë i propozon Kuvendit ndryshime të nevojshme, e me këtë, miratimi e amendimi i rregullorës bëhet sipas procedures së paraparë për ligjvenie. Pastaj Rregullorja e Kuvendit dhe amendamentet miratohen më dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ndërsa pa përfundimin e të gjitha këtyre procedurave, vazhdohet të punohet sipas rregullores në fuqi.”

Eman Rrahmani, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për KosovaLive se ata nuk do të marrin pjesë në votime ku e shohin të arsyeshme dhe përmes kësaj bëjnë të mundur ndalimin e proceseve jo të mira, siç i vlerësojne ata. 

“Po është e vërtetë që ne në disa raste nuk kemi marrë pjesë në votim dhe nuk do të marrim sa herë që e shohim të arsyeshme dhe përmes kësaj ndalojmë procese jo të mira për vendin”.

Rrahmani tutje shton se shpesh herë ndodh që edhe kur ata votojne “kundër” mundësojnë kalimin e atyre ligjeve, andaj mospjesmarrja në votim është metodë e parandalimit të një të keqe për vendin. 

Deputeti beson se mospjesmarrja fare në seancë pa ndonjë arsyetim të duhur do të kishte kuptim të ndëshkimit financiar, mirëpo jo mospjesëmarrja në votim.

“Besoj që mospjesëmarrja në seancë do të kishte kuptim edhe të ndëshkimit financiar. Prezenca në sallë dhe mospjesëmarrja në votim bëhet për të parandaluar një ligj ose iniciativë jo të mirë për vendin“, Eman Rrahmani.

Njëri prej projektligjeve që arriti t’i bëjë bashkë të gjitha partitë është projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim, por ai nuk është hedhur në votim për shkak se në seancën plenare nuk kanë qenë të pranishëm 61 deputetë.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM