Në moshën 65 vjeçare vdes veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja.
Ramabaja filloi punën në Zëri në vitin 1977, pastaj nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i këtij mediumi.
Ai ishte ndër themeluesit e LDK-së, emigroi në Gjermani në vitin 1993, kurse në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.