Në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot njëzet e tre gjyqtarë të rinj, thuhet në faqen zyrtare të KGJK-së.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend. Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK.
Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.
https://www.gjyqesori-rks.org/2021/01/25/u-d-presidentja-vjosa-osmani-dekreton-23-gjyqtare-te-rinj/