Build Skills with our trainings

Sign up now!

Filloi aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

Jan 25, 2021

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, për vitin 2021, i cili aksion do të vazhdojë të realizohet për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Qendra Mjekësore e FSK-së së bashku me Regjimentin Mjekësor dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Dhurimi vullnetar i gjakut në këtë kohë është më se i nevojshëm, duke parë nevojat e përditshme për gjak të QKTGJK, por edhe mjaft sfiduese për shkak të gjendjes së vazhdueshme me pandeminë Covid-19. 

Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar që përmes dhurimit vullnetar të gjakut të gjendet sa më afër qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë, atyre që, më së shumti ju nevojitet gjaku në këtë situatë
Në ditën e parë, aksionit vullnetar i janë përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Dhurimi vullnetar i gjakut, në kuadër të FSK-së, tashmë është bërë traditë, me moton; „një pikë gjak për shpëtimin e një jete“, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM