Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZPRK: Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit

Jan 26, 2021

Pas aksionit të Partisë Socialdemokrate (PSD) para Presidencës së Kosovës, të cilët kanë kanë akuzuar u.d. të presidentes, Vjosa Osmanin se e ka kthyer zyrën e presidentit në nëndegë të Vetëvendosjes dhe se veturat e presidencës janë bërë vetura të partisë, Zyra e Presidentit ka reaguar duke thënë se përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve, thuhet në komunikatën për media nga ZPRK-së.

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.

As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.

Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.

Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.

Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM