Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria do të paguajë sektorët me rrezikshmëri në punë, për shkak të COVID-19

Jan 27, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti,  ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar.

Kryeministri Hoti, pasi i dëgjoi ankesat dhe kërkesat e sindikalistëve, shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.

Ai u zotua para përfaqësuesve të sindikatave se Qeveria në detyrë do të paguajë të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë Covid -19.

Kryeministri theksoi se, shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë Covid-19, thuhet në komunikatën për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM