Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në Facebook ka apeluar te qytetarët që ta ruajnë shëndetin e njëri tjetrit dhe shëndetin publik sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje shëndetësore.
“Të nderuar qytetarë,
Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me normë pozitiviteti 12.9%.
Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore.
Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim!
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!”