Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti dhe Kurz bisedojnë për vaksina dhe liberalizimin e vizave

Jan 27, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike, menaxhimin e pandemisë Covid-19, distribuimin e vaksinave, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për bashkëpunimin bilateral.

Hoti e njoftoi Kancelarin Kurz me zhvillimet aktuale dhe punën e Qeverisë në detyrë, e cila po i kryen të gjitha obligimet në përputhje me ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e vendit.

Kryeministri Hoti me Kancelarin Kurz, bisedoi edhe për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Hoti e njoftoi Kurz, me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social. Derisa po bisedonin për procesin e imunizimit dhe të vaksinimit kundër Covid-19, Kryeministri Hoti nga Kancelari Kurz mori konfirmimin se distribuimi i vaksinave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, do të bëhet në të njëjtën kohë.

Kryeministri Hoti me Kancelarin Kurz bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku mori mbështetjen e tij për vazhdimin e punës së mirë të Qeverisë, në mirëmbajtjen e kritereve të plotësuara për liberalizim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës sa më parë të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. 

Me kërkesë të kryeministrit Hoti, kancelari Kurz konfirmoi se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.

Kryeministri Hoti dhe Kancelari Kurz, vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes bilateral, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM