Build Skills with our trainings

Sign up now!

Selimi-Lumezi: Vepra penale e mashtrimit në votime, e dënueshme deri në 5 vite burgim

Shk 12, 2021

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, sot ka zhvilluar një takim pune me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në fokus të bashkëbisedimit gjatë këtij takimi ishte mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Duke konsideruar se Kosova është e dëshmuar për zgjedhje të lira dhe fer, si shtyllë e demokracisë funksionale dhe shembull për shumë shtete të rajonit, Ministri Selimi ka potencuar se duhet ruajtur këtë pjekuri elektorale dhe përgjegjësinë e manifestuar të qytetarëve, gjatë procesit zgjedhor.

Në kuadër të takimit, Selimi ka bërë thirrje që komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vite burgim.

“Komisionerët dhe vëzhguesit janë gardianë dhe garantues të ruajtjes së votës së lirë dhe si të tillë duhet të jenë përgjegjës që vota e secilit qytetar të shkojë në destinacion, duke siguruar proces të drejtë zgjedhor”.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit është adresë për raportim të çfarëdo rasti të kundërligjshëm, duke thënë se të gjitha keqpërdorimet do të ndiqen dhe ndëshkohen sipas ligjit yhuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Drejtësisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM