Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj për “Die Presse”: Qeveria ime do të jetë proevropiane dhe properëndimore

Shk 12, 2021

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, përjashton kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve. Në një intervistë për “Die Press”, Hoxhaj ka deklaruar se marrin pjesë në një qeveri vetëm nëse udhëhiqet nga vetë ai dhe gjithsesi ajo duhet të jetë pro-evropiane dhe pro-perëndimore.

Për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Hoxhaj si kryeministër ka thënë se nuk merr pjesë në një proces të ngadaltë teknik, por vetëm në një takim të madh, ku do të merrnin pjesë SHBA-ja, BE-ja, Beogradi e Prishtina, me një temë kryesore: njohja e ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës dhe kaq thuhet në postimin në Facebook e kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Qeveria ime do të jetë proevropiane dhe properëndimore! Në një intervistë për gazetën prestigjoze austriake “Die Presse” shpalosa planin e Rimëkëmbjes në aspektin e politikës së jashtme. Fatkeqësisht, kemi politikanë me mentalitet autokratësh të cilët as nuk dinë e as nuk duan ta udhëheqin shtetin. PDK, është e vetmi front që i bën ballë këtij mentaliteti.
Fola edhe për goditjen që ka marr Kosova me ngritjen e aktakuzave ndaj liderëve tanë. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do të dëshmojnë para gjykatës në Hagë se Ushtria Çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, UÇK, ka zhvilluar një luftë të ndershme. PDK-ja është e vetmja parti që përfaqëson luftën e shumë brezave, për të pasur shtet, institucione dhe sundim të ligjit”.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM