Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qytetarët e Kosovës sot votojnë

Shk 14, 2021

Qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët janë të shpërndarë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 29 mijë e 200 vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar:  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM