Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.
Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.
Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë ditës, thuhet në komunikatën për media. e LDK-së.