Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nga aktrimi e marketingu në bujqësi e blegtori

Maj 26, 2017

Komuna e Junikut është një ndër komunat më të vogla në Kosovë me vetëm 12,500 banorë, por me 36 ferma dhe 12 bletishte.

Aktualisht, nuk ekziston statistika e saktë sa është numri i të papunëve ose të punësuarve në komunën e Junikut.

Në vitin 2012 niveli i papunësisë ka qenë 77.4%, mirëpo në këtë kohë nuk kanë ekzistuar shumë ferma familjare që kanë prodhuar për tregun. Sot situata ka ndryshuar.

Ali Gacaferri, zyrtar, këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim rural në komunën e Junikut, thotë se bujqësia ka krijuar mundësi të reja për punësim dhe zhvillim komunal.

“Numri i të punësuarve është rritur me hapjen e këtyre fermave ku janë ngritur mbi 20ha me mollë, 15ha me mjedër, 10ha me qershi, 5ha me boronicë… Dhe me ngritjen e këtyre pemishteve është rritur dukshëm dhe numrin i të punësuarve”, thotë Gacaferri.

Armanda Gjocaj, nga Juniku, e diplomuar në marketing, është një nga femrat e rralla në këtë komunë e cila ka biznesin e vet. Ajo udhëheq e vetme fermën “Manda SHPK”, në të cilën kultivon boronica dhe mjedra, në një sipërfaqe prej afro 8 hektarësh.

Donacionin e para në vlerë prej 95 mijë eurosh e ka marrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Ajo thotë se vitin e kaluar ka lënë punën në Prishtinë dhe ka filluar një biznes që ka qenë “ëndërr e familjes së saj”.

Vëllëzërit e saj dhe nëna jetojnë në Gjermani, ajo vetë me katër punëtorë dhe dy administrues provon të thyejë tabunë se “femrat nuk janë për bujqësi”.

“Për mua si femër ka qenë shumë e vështirë. Së pari jam e re në moshë, pastaj dihet mentaliteti ynë ku punët si bujqësia nuk iu besohen shumë femrave. Femrave i kam ofruar punë, po nuk janë përgjigjur kënaqshëm. I pata opsion të parë, sepse ka shumë prej tyre që janë kryefamiljare, për verë i kam prapë parasysh”, tha Gjoci.

Sipas saj, sfidë është edhe shitja e produkteve në treg për shkak të konkurrencës. Pasi që është viti i parë Armanda mendon t’i shesin produktet e tyre vetëm në Kosovë për t’u zgjeruar më vonë edhe jashtë vendit.

Edhe Veton Beqaj nga Juniku, i diplomuar në ekonomi, i cili tash e dy vjet ka fermën e vet ”C-Farm”, gjithashtu kultivues i boronicave dhe mjedrave thotë se të merresh me bujqësi është profitabile.

“Duke qenë ekonomist, kam analizuar potencialin në bujqësi dhe kam vërejtur se mund të jetë profitabile për mua të merrem me këtë punë. Po ashtu, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe financimi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me anë të financimit është bërë e mundur mbjellja e plantazhës”, thotë Beqaj.

Në këtë fermë janë të punësuar tetë punëtorë të rregullt dhe një agronom. Beqaj tregon se gjatë sezonit marrin edhe punëtorë të tjerë, në mesin e tyre edhe gra.

“Gjinia nuk luan rol, por puna. Për atë arsye në fermën tonë ka të punësuar burra dhe gra”, thotë Beqaj.

Në komunën e Junikut janë të regjistruara edhe 12 bletishte me mbi 30 koshere, 6 ferma me mbi 100 dele si dhe 30 ferma me lopë qumështore. Secila nga fermat ka mbi pesë lopë qumështore.

Agron Krasniqi para një viti është kthyer nga Gjermania dhe ka nisur biznesin individual.

Ai e ka hapur fermën e lopëve, nga e cila mishi dhe qumështi eksportohet në Europë.

Ish aktor i cili ka luajtur në një numër filmash artistik në Gjermani dhe Kosovë, ka vendosur të plotësojë dëshirën e tij të kahmotshme për t’u marrë me bujqësi sepse, siç thotë ai, “është një zanat që ta begaton jetën dhe nuk duhet lënë pas dore.

“Mendova të filloj me një minifermë prej 30 deri në 60 hektarë e pastaj të zgjerohem gradualisht”, thotë Krasniqi.

E veçanta e kësaj ferme është se ka 27 dema të racës “Agnus Argentino” dhe dy lopë qumështore, si dhe një shtallë sipas modelit evropian.

“Shtalla e kafshëve është shtallë e stilit të hapur. Prej vitit 2012 fermerët evropianë kanë filluar t’i trajtojnë kafshët më ndryshe. Sipërfaqen përpara e kanë të hapur, pra me pamje në natyrë, sepse është e vërtetuar shkencërisht se ndikon edhe në majmëri deri në 5 kilogramë”, sqaron ai.

Krasniqi është i kënaqur edhe me çmimin e mishit në Evropë, sikur ishte i kënaqur me eksportin eksportin e tij në Lituani.

“Një kg. mish kushton 70 euro. Është mishi më i shtrenjti dhe kjo racë është shumë e veçantë”, mburret ai.

Krahas blegtorisë ai merret edhe me kultivimin e boronicave, qershive dhe mollëve.

Në sipërfaqen prej 20 hektarësh punojnë 30 deri në 70 punëtorë, varësisht nga stina.

“Në Kosovë, sipas meje ka diskriminim ndaj femrave në të gjitha fushat, ne kemi vendosur që të diskriminojmë meshkujt duke punuar verës vetëm me gra. I kemi në konsideratë dhe ua lëmë për të kryer punët më të lehta vjeljen dhe pastrimin”, shtoi Krasniqi.

Krasniqi nuk tregoi shifrat e investimit në të gjithë fermën. Por vetëm për dheun të cilin e ka blerë në Lituani ka paguar 1 milion e 200 mijë euro, me arsyetimin se cilësia e këtij dheu siguron rritjen e sigurtë të pemëve të cilat ai kultivon.

Ali Gacaferri, zyrtar për Bujqësi në Komunën e Junikut thotë se kjo komunë ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Për shkak se është në kontakt të drejtpërdrejt me natyrën, bujqësia është si një fabrikë pa kulm dhe zanat shumë shpresëdhënës”, thotë Gacaferri.

Ai shtoi se për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kontribuar me 65% të investimeve të përgjithshme në bujqësi dhe 80% në ndërtimin e pendës për ujitje bën të ditur Gacaferri.

Fjolla Hajrizaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM