Build Skills with our trainings

Sign up now!

Moti i rëndë pengesë për qytetarët të votojnë, qeveria po dështon të mirëmbajë rrugët

Shk 14, 2021

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin për pamundësinë e qytetarëve të Kosovës për të votuar, shkaku i rrugëve të papastruara, si pasojë e reshjeve të borës.

Tahiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, që nga mëngjesi, kur janë hapur vendvotimet, ka marrë shumë reagime nga ana e qytetarëve të Kosovës, sidomos të atyre që jetojnë në pjesët rurale, të cilët po e kanë të pamundur që të shkojnë në vendvotimet e tyre për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për të votuar për shkak të rrugëve tërësisht të bllokuara.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për mospastrimin e rrugëve dhe kërkon nga institucioneve tona dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha masat që të mundësohet qarkullimi i qytetarëve. Po ashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet që çdo qytetari që dëshiron të votojë, t’i mundësohet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, është tejet e rëndësishme që qytetarët të dalin për të votuar, sepse dita e sotme është manifestim i demokracisë, andaj PDK i fton të gjithë qytetarët që të mos dekurajohen pavarësisht kushteve atmosferike të gjejnë mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre.

“Edhe një herë, shpresojmë në reagim të menjëhershëm të autoriteteve përgjegjëse, derisa shprehim besimin e plotë që përkundër kushteve atmosferike, sot do të jetë një ditë shumë e mirë për Kosovën. Shqetësimi ynë i dytë është që shumë qytetarë që janë të infektuar me Covid nuk po u mundësohet të votojnë. “, ka përfunduar Tahiri, në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM