Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.
Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë. Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë U.d.e presidentes Vjosa Osmani.
Bashkëngjitur telegrami i urimit i presidentit Biden