Build Skills with our trainings

Sign up now!

Besimi i lëkundur në shëndetësinë kosovare

Qer 27, 2019

Agim Imerit, 56 vjeçar nga Prishtina, fillimisht mjekët i kishin thënë se vuan nga hemoroidet e jashtme, për çka edhe i kishin caktuar terapi gjegjëse. Më vonë mjeku tjetër e kishte diagnostifikuar me kancer në zorrën e trashë.

Ai i falenderon dy mjekët, dr. Skender Talakun, gastriologjist dhe dr. Skender Murati, kirurg, që bashkë me ekipin e tyre e kishin shpëtuar.

“Sa herë që kërkon ndihmë prej tyre, asnjëherë nuk hezitojnë për të të ndihmuar. Për fatin tim të mirë shumica e medikamenteve kanë qenë falas, e sidomos kemioterapia e cila kushtonte shumë shtrenjtë”, përfundon Imeri.

Por, jo të gjithë shprehen pozitivisht kur bëhet fjalë për sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Në pyetjen sa janë të kënaqur me sistemin e shëndetësisë në Kosovë, në një anketë jopretencioze të KosovaLive,  56.3% thonë se janë të kënaqur mesatarisht, 43.8% nuk janë të kënaqur aspak e askush nga të respondentët nuk u shpreh shumë i kënaqur.

Dr. Florina Ushaku Grezda, mjeke Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), gjendjen e shëndetësisë nuk e sheh gjithaq të mirë edhe përkundër investimeve të viteve të fundit.

“Kjo vlen më shumë për numrin e stafit mjekësor që dita ditës po bëhet deficitar, duke marrë parasysh largimin e tyre në vendet e Perëndimit. E gjithë kjo si pasojë e pagave jo dinjitoze për punën dhe përgjegjësitë që mban ky profesion”, thotë ajo.

Sipas saj, mungesa e sigurimeve shëndetësore, bashkë me mungesën e barnave e mjeteve të tjera të punës, e rëndon këtë situatë edhe më shumë.

Rrjedhimisht edhe besimi i luhatur në sistemin shëndetësor.

Në anketën e KosovaLive, 21.3% e respondentëve thonë se nuk i besojnë fare shëndetësisë dhe trajtimit në spitalet publike në Kosovë, ndërkohë që 71.3% i besojnë deri diku, kurse 7.5% i besojnë plotësisht.

“Kam pasur problem me inde yndyrore në dorë dhe në vizitën time tek ortopedi, pas 4 orëve pritje ai më harroi. Dhe më vonë më hoqi vetëm një pjesë të yndyrës, dhe më pas mjeku vetëm u largua, pa asnjë sqarim shtesë apo sygjerim për trajtim të mëtutjeshëm”, thotë një nga respondent e kësaj ankete.

Një tjetër problem që është identifikuar në këtë anketë janë pritjet e stërgjatura nëpër spitalet publike për një shërbim të caktuar.

Terminet janë, po ashtu problem më veti: në këtë anketë 38%  janë ankuar për termine të stërgjatura, 13.9% prej tyre kanë pritur në 3 muaj, 17.7% deri në 6 muaj, kurse 11.4% madje mbi 6 muaj.

Një hulumtim i realizuar në kuadër Strategjisë sekoriale të shëndetësisë 2017-2021 nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, nga ana tjetër jep një pasqyrë thuajse diametralisht të papërputhshme me vlerësimet e përhapura në mesin qytetarëve kosovarë që në të shumtën jnaë mjaft kritik ndaj sistemit të shëndetësisë.

Sipas këtij hulumtimi del se 84% e pacientëve i konsiderojnë shërbimet e pranuara si të mira deri në të shkëlqyera, 81% për sektorin shëndetësor publik dhe 94% për sektorin privat.

Vetëm 19% të pacientëve, në këtë hulumtim, i konsiderojnë jo të kënaqshme shërbimet e marra, mënyrën e sjelljes së stafit dhe faktin se duhet të paguajnë për barna dhe materiale mjekësore, që do të duhej  të ishin në dispozicion sipas listës esenciale të barnave, por duke përjashtuar kapacitetet për shërbime emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të cilat konsiderohen nën minimumin e duhur.

Në bazë të të dhënave të analizuara në këtë Strategji, mund të konkludohet se përkundër financimit të ulët të shëndetësisë kosovare nga burimet publike financiare, gjendja e përgjithshme shëndetësore e popullatës qenkësh e mirë.

Pesë vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), iu drejtuan kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me kërkesën që sigurimet shëndetësore të vihen si prioritet në programin qeverisës.

Sipas kësaj shoqate, sigurimet janë e vetmja rrugë që mundëson rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor.

Edona Muqaj nga PRAK thotë se kjo organizatë merr ankesa të shpeshta mbi fondin e trajtimit jashtë institucioneve publike, i cili funksionon në kuadër të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Në të shumtën e rasteve arsyeja e refuzimit është mungesa e fondeve të mjaftueshme në dispozicion të këtij fondi”, thotë Muqaj.

Në anketën e KosovaLive, kontrollet mjekësore 3.8% i kryejnë jashtë vendit, 41.3% në spitale publike dhe private në Kosovë dhe 75% prej tyre në spitale publike.

NJOMZA BERISHA me Era Hamiti, Florina Imeri dhe Diarta Miftari

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM