Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Glauk Konjufca pritën ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ambasadori, Orlando e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën e tij që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë.
Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me drejtësinë, punësimin dhe sigurisht pandeminë.
Kurse ambasadori Orlando ofroi gatishmërinë për të ndihmuar në këto fusha dhe bashkë me Kurtin u dakorduan t’i qëndrojnë mundësisë së bashkëpunimit në projekte konkrete që kanë të bëjnë me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend thuhet në postimin në Facebook e Lëvizjes Vetëvendossje.