Build Skills with our trainings

Sign up now!

Transgjinor në Kosovë: Dalja haptas, tabuja, mosinformimi…

Maj 16, 2017

Lendi Mustafa 21 vjeç nga Prishtina, është një nga individët e rrallë që ka guxim të flas në publik për orientimin e tij seksual. Ai për herë të parë doli haptas në publik kur ishte vetëm 18 vjeç në dokumentarin “Mallkimi LGBTI”, i realizuar nga Zona Express. Para se Mustafa të flas publikisht për mënyrën se si ndjehet, siç thotë, fillimisht kishte biseduar me shoqërinë e tij, familjen dhe së fundi është shfaqur edhe në media.

Pos përkrahjeve nga rrethi i tij i ngushtë, Mustafa thotë se ka pasur presion psikik ku një pjesë e shoqërisë e kanë sulmuar verbalisht sepse, sipas tij“nuk kanë qenë të informuar për komunitetin trans.

Megjithatë thotë se nuk e ka pasur të vështirë të jetojë si transgjinor në Kosovë pasi e konsideron veten një person social dhe i falenderohet edhe mënyrës se si është rritur.  Përkundër faktit se nuk është në dijeni të transgjinorëve të tjerë, dhe se rrethi me të cilin shoqërohet, përbëhet kryesisht nga pjesëtarët e komunitetit LGBTI.

Pranimi i vetes si transgjinor ka luajtur rol shumë të madh sepse ia ka lehtësuar daljen edhe publikisht.

“Reagimet e shoqërisë ishin më pozitive se sa që e kam menduar, përveç disave që më kanë sulmuar psiqikisht duke e refuzuar identitetin tim gjinor si joekzistent, mirëpo kam qenë i përgatitur edhe për këto. Familja më ka përkrahur gjithmonë, jo përse ata kanë qenë pro komunitetit LGBTI apo komunitetit trans, por kanë shprehur interesim që të informohen për këto dy komunitete dhe të më pranojnë ashtu si jam”, thotë Mustafa për KosovaLive.

Në shkollë ai kishte pasur presion vetëm nga disa arsimtarë të cilët, sipas tij, po ashtu nuk kanë qenë të informuar për personat transgjinor, për mënyrën se si vishej… Mirëpo rrallë i kishte ndodhur, siç thotë, të hasë në diskriminime ekstreme, si për shembull refuzimi i shërbimit apo pranimi në ndonjë vend të caktuar.

Mustafa seksin nuk e ka ndërruar ende, por këtë muaj do të fillojë me seanca psikologjike që do të zgjasin më së paku gjashtë muaj, ku do të marrë edhe rekomandime për hormone.

Luljeta Demolli, drejtoresha ekzekutive e organizatës “Qendra Kosovare për Studime Gjinore”, që mirret me integrimin e perspektivës gjinore në programet dhe politikat e të gjithë sektorëve të shoqërisë kosovare, thotë se transgjinorëve duhet t’ju garantohet ta deklarojnë gjininë, ashtu si ndihen, edhe me politika tjera, përveç Kushtetutës.

As sindikatat e punëtorëve nuk janë treguar të hapura ndaj LGBTI, rrjedhimisht pjesëtarët e këtij komuniteti vazhdojnë të diskriminohen edhe në punë. Që kjo të përmirësohet, ajo e sheh edhe një rol të shtuar të Avokatit të Popullit me krijimin e politikave antidsikriminuese ndaj tyre.

“Informimi dhe edukimi duhet të jenë pjesë e vazhdueshme për vetëdijësimin e popullatës që transgjinorët duhet të jetojnë të padiskriminuar në këtë shoqëri. Po ashtu edhe mediat duhet të luajnë rolin e tyre për informim dhe për thyerjen e tabuve për këtë komunitet. Në shkolla duhet të mësohet për transgjinorët si dhe duhet të trajnohen mësimdhënësit për të drejta të trangjinorve”, konsideron Demolli.

Sipas sociologes Linda Gusia personat transgjinorë janë shumë të margjinalizuar në shoqërinë tonë, nuk ka shumë diskutime për këta persona. Por, ky komunitet është i diskriminuar edhe në aspektin fetar gjithashtu edhe shoqëria jonë vazhdon t’i diskriminojë.

“Mbështetja institucionale në përgjithësi për komunitetin LGBTI ka qenë kryesisht për t’i plotësuar disa standarde, por nuk ka qenë e plotëkuptimtë dhe nuk ka pasur ndonjë tentim real për t’i mbështetur. Ky komunitet nuk ka se ku t’i adresojë diskriminimet që i bëhen. Personat e tillë po diskriminohen edhe në punë dhe në profesione, posaçërisht personat transgjinor. Këta janë më të diskriminuarit nga gjithë komuniteti LGBTI”, tha Gusia.

Në një mini ankete të KosovaLive në Prishtinë, kryesisht me qytetarët e moshës së re, janë të rrallë ata që e dijnë se çfarë do të thotë termi transgjinor. Gjithashtu, janë të paktë ata që shprehin gatitshmëri t’i pranojnë në shoqëri. Disa prej tyre, madje,  individët që janë deklaruar trans i shohin si “të sëmurë”.

Po çfarë në fakt nënkupton termi transgjinor?

Derisa personat gej i tërheqin personat e seksit të njëjtë, personat transgjinorë nuk futen brenda nocioneve konvencionale të femrës dhe mashkullit, sepse ata nuk identifikohen sipas seksit të tyre biologjik. Për shembull, një mashkull transgjinor është i lindur biologjikisht si femër, por identifikohet si mashkull; një femër transgjinore është e lindur biologjikisht si mashkull, por identifikohet si femër.

Në Kosovë ende nuk ekzistojnë statistika për numrin e personave që janë transgjinor. Një nga arsyet ,mund të jetë edhe frika e këtyre individë të deklarohet haptas për seksin e tyre në kontekstin ekzsitues shoqëror.

Besarta Breznica

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM