Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde pëmes një postimi në Twitter ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Ai ka thënë se media e pavarur dhe liria e medias janë themeli i demokracisë, sulmet ndaj gazetarëve janë krejtësisht të papranueshme dhe se autorët e këtij krimi duhet të dalin para drejtësisë.